“Pas një skizofrenie parlamentare, dëgjuam një zë”, Lela ‘zbërthen’ deklaratën e Bushatit në Kuvend: Foli si progresist

AKTUALITET


Analisti Alfred Lela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” ka komentuar qëndrimin e sotëm në Kuvend të deputetit të PS-së Ditmir Bushati. 

Gjatë fjalës së tij, Lela duke i kthyer përgjigje Ballës, ku ky i fundit deklaroi se do të ulej çmimi i naftës, Lela tha se nëse do të ndodhte kjo, do të trumbetohej si mrekullia e 8 e botës. Po ashtu, duke u ndalur tek deklaratat e Bushatit, ai tha se pas një skizofrenia të gjatë në Kuvend, një tjetër zë foli aty. 

“E kam dhe unë atë skepticizëm për naftën. Fuçia e naftës në bursën ndërkombëtare ka rënë 10 dollarë. Dhe vala e uljes nuk ka mbërritur në portin e Durrësit. Edhe kur trumbetohet sikur është mrekullia e 8. Kemi parë të gjithë shqiptarët, që konsumojnë naftë dhe paguajnë takse mbi taksë, dhe ka një proteste, se pse shqiptarët paguajnë kaq shumë. Dhe tani kanë ndodhur shumë gjera, dhe në Shqipëria asgjë. Nëse e sjell ky koncesioni Porto Romanos, i lumtë goja zotit Balla. Kur dëgjojë dhe shikoj interpretimet, filloj të dyshoj tek koncesionet. Interpretimet dhe mbrojtjet më bëjnë të dyshoj. Me thënë të drejtën, më në fund, pas një skizofrenie parlamentare, ku kemi dëgjuar vetëm një zë, që prej daljes së opozitës, ku dhe pozita e re ka filluar të votojë në bllok me mazhorancës isha i lumtur që dëgjova zotin Bushati sot në Kuvend. Ai i bëri një shërbim, ndoshta Partisë Socialiste, të paktën kuptimi i demokracisë. Ai foli si socialist, si progresist. Se bëj dot dallimin se kush është më progresist, zoti Bushati apo zoti Balla. Aksionet e dëshmojnë se sa progresist janë. Edhe zoti Bushati s’u mor me koncesionet. Shqetësimi i zotit Bushati më duket i drejtë; se pse janë këto para publike tonat që shkojnë për facilitete të një oligarki.



Skip to toolbar