Pas problemeve me shëndetin, Mara Venier rikthehet në ekran

BOTA


Rrallëherë ndodh që ata që punojnë në televizion të ndajnë publikisht ndjesitë personale dhe aq më pak, të tregojnë se çfarë po ndodh në jetën e tyre. Por prezantuesja italiane Mara Venier nuk donte t’ia mbante të fshehtë publikut situatën e vështirë shëndetësore që po kalonte.

Javën e kaluar, prezantuesja tregoi se edhe pse ishte në krye të detyrës, nuk ndihej aspak mirë, duke qenë se për shkak të një ndërhyrjeje në dhëmballë, nga një mjek i papërgjegjshëm, kishte pësuar paralizë në një pjesë të fytyrës.


Ndërsa dje ajo vendosi të shfaqej në televizion për t’i falënderuar të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e pabesueshme që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe. Ajo falënderoi publikun, fansat dhe kolegët që janë shqetësuar për të ditët e fundit. Por gjatë fjalimit të saj të ndjerë, Mara nuk i mbajti dot lotët. Ndërsa orkestra e mbështeti duke luajtur muzikë për të kaluar momentin prekës.

Videon e plotë e gjeni më poshtë.




Skip to toolbar