Pas refuzimit nga BE, Rusia bën ofertën e parë për Shqipërinë

AKTUALITET


Pas refuzimit nga liderët e BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ka ardhur oferta e parë nga Rusia. Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov ka thënë gjatë Forumit Ekonomik Eurasian në Verona të Italisë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të ftuara të marrin pjesë në Bashkimin Ekonomik Eurasian (EEU).

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE”, theksoi diplomati rus.


Chizhov tha, “Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë “vënë në akull” nga Brukseli “mund të kenë më shumë benefite në EEU”.

Ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në EUU vjen vetëm disa ditë pas një vendimi negativ nga Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë Bjellorusia është i vetmi vend evropian që po merr pjesë në EEU.




Skip to toolbar