Pas sherrit, Kushi shkon te “Çajupi”: Do lartësojmë figurën e mësuesit

AKTUALITET


Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi bën me dije se ditën e djeshme ka zhvilluar një vizitë pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

“Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë”, shprehet Ministrja Kushi ndërsa nënvizon edhe arsyet e vizitës pranë këtij gjimnazi:


“Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë”.

Më tej, ajo thotë:

“Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës”.




Skip to toolbar