PD e Lushnjës merr kompetencat e bashkisë: KZAZ-ja të lirojë ambientet publike

Më të fundit


Opozita, pasi ka ushtruar dhunë të paprecedentë ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara prej saj, paralajmëron se incidente të tilla do të ketë edhe në bashkitë e drejtuara nga mazhoranca.

Një thirrje e tillë ka ardhur nga Lushnja, ku kryetari i sapo zgjedhur i degës së PD në këtë qytet, Saimir Korreshi, ka marrë përsipër kompetencat e kryetarit të bashkisë, duke i kërkuar KZAZ-së të lirojë ambientet publike, ambiente të cilat janë në administrim të bashkisë.


Letrën mësohet se ia ka drejtuar edhe Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, ku kërkon lirimin e ambienteve publike, pas nxjerrjes së dekretit të Presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe kthimin e tyre në funksion normal publik, por pa shpjeguar se me çfarë tagri bëhet kjo kërkesë, kur funksioni i tij është vetëm politik.

Pra nëse deri dje, bashkitë e djathta ngrinin pretendimin se ambientet e KZAZ-ve janë nën administrimin e tyre dhe nuk njihnin vendimin e KQZ, tashmë PD po përgatitet të përdorë të njëjtët skenarë dhune edhe në bashkitë e majta, ndërkohë që policia vijon të arrestojë dhunuesit, por jo urdhëruesit.




Skip to toolbar