“Shqipëria dhe Greqia, pa traktat miqësie”, Barka: Rama ‘ka kthyer’ faqen e Turqisë, sheh nga Europa

Më të fundit


Gazetari Panajot Barka tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të shihen në një qasje të re strategjike, përmes një dokumenti të qartë bashkëpunimi, pasi traktati i miqësisë aktualisht nuk ka më ndikim real. Sipas Barkës, Rama ka shumë kohë që e ka kthyer faqen e Turqisë dhe shikon nga Europa.

“Duhet parë në dy nivele; është një piruetë nga Rama dhe problemet i kalojnë së kaluarës, dhe duhet të aspirojmë një dokument strategjik pasi traktati i miqësisë nuk është më në ndikim. Jemi pa një traktat, pavarësisht se qeveritë flasin. 

Kjo do të ishte pozitive nëse do kishim një traktat miqësie shumë shpejt, ku të përcaktoheshin detaje dhe të përcaktohej niveli dhe ecuria. Rama është hequr nga ajo retorikë e tij që akuzonte për qarqet nacionaliste që pengonin marrëdhënien mes dy vendeve. Takimi me ambasadoren amerikane dhe darka me të tregon një rimarrje të Tiranës në atë strategjinë amerikane.



Skip to toolbar