Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria do të luajë në Tiranë në qershor

KOMBËTARE


Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë në muajin qershor, për dy ndeshje miqësore.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me kombëtaren e Luksemburgut.

Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore.



Skip to toolbar