PD me tre grupe në Kuvend/ Berisha ndan deputetët e tij nga grupi i Bardhit

Më të fundit


Përcarja e Partisë Demokratike mund të jetë edhe më e thellë me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Sali Berisha dhe një grup afër tij prej më shumë se një viti rezultojnë deputetët të pavaraur, pra të asnjë prej grupeve parlamentare. Ky grup nuk ka drejtues, por kjo do të ndryshojë mesa duket shumë shpejtë.

Lulzim Basha pritet të zgjedh edhe ati grupin e tij, edhe ata që vijës së parë në parlament. Bashës nuk i kanë ngelur shumë deputetë që e ndjekin, megjithatë me fuqin e logos që ka, mund të kërkojë ndryshime.

Është dhe grupi i krijuar së fundmi, ai i Gazment Bardhit, që përbëhet nga deputetët që nuk e duan Lulzim Bashën kryetar. Vetë Gazment Bardhi është kryetar i grupit parlamentar të PD-së, që sipas rregullores së Kuvendit, ka disa të drejta më shumë se deputetët e tjerë.

Por Berisha sikur nuk jep shenja bashkëpunimi me Gazment Bardhin. Por ai po jep sinjale se në vjeshtë do të ketë të ndarë grupin e tij nga të tjerët.

“PD do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë krytar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vet”

Janë 8 deputetë të dalë nga listat e PD në zgjedhjet parlamentare pa grup parlamentar për shkak të përjashtimeve, mes tyre Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj. Por berisha ka më shumë se kaq deputetë me vetë.  Janë 20 deputetë demokratë të cilët, e ndjekin atë në mbledhjet e zakonshme partiake. Gjithashtu janë pozicionuar me të në debatet parlamentare.



Skip to toolbar