Peleshi: Drejtuesit e qarqeve në lista të hapura? Garë e shëndetshme, jo përplasje

Më të fundit


‘Retreat në Elbasan është një mundësi për të ndarë mendimet, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare’,- kështu iu përgjigj kreu i grupit parlamentar, Niko Peleshi interesit të medias lidhur me takimin e njoftuar nga Rama në Elbasan.

“Retreat nuk bëhet për shkak se dicka nuk shkon bëhet në të mirë të punës, është një takim i brendshëm, mundësi për të ndarë mendimet se si në këtë sezon mund të bëhet më i mirë komunikimi.
Vijmë pas një asambleje të PS, u dhanë mesazhe detyra, sfida, kemi ndryshime në kodin zgjedhor që duhet reflektuar në detyra. Sistemi eshte i barabartë për të gjithë. Mënyra si interpretohet eshte i ndryshëm.” -u shpreh Peleshi.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama në Asamblenë e përgjithshme për të vendosur në lista të hapura drejtuesit e qarqeve, Peleshi nuk e konsideroi atë për përplasje mes tyre, por një garë të shëndetshme për maksimizimin e votës.

“Nuk e quaj përplasje ka një garë të shëndetshme, është njerëzore që cdo deputet të synojë të marrë më shumë mbështetje e vota dhe të listohet sa më lart në listë.  Herën e kaluar ishte një sistem i ngjasëm, drejtuesit politik nuk ishin të parët e listës. E kemi eksperiencën, ishte në garë që rezultoi në maksimizimin e votës. ‘Deputeti që duam’, është një mundësi për të gjithë. Partitë kanë atë konservatorizmin e vet, të bësh karrierë brenda partisë, haset me pengesa, platforma është një mundësi e mirë, të vendoset në listë në bazë të meritës.” – vijoi Peleshi./abcnews.al



Skip to toolbar