“Për fat të keq ndiqet shumë pak”, Paskal Milo për rezistencën antifashiste: Të krenohemi për kontributin që kemi dhënë

Më të fundit


Këtë të hënë në qytetin e Durrësit u përkujtua 86-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit Italian. Si çdo vit, veteranë, qytetarë e përfaqësues të pushtetit lokal, bënë homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, historian Paskal Milo tha se Shqipëria duhet të krenohet për kontributin që ka dhënë në luftën antifashiste.

“Sivjet është 80-vjetori i Luftës së Dytë Botërore dhe në të gjithë botën do të bëhen përkujtimorë për përfundimin e Luftës së Dytë Botëror dhe në këtë kuadër. Gjatë këtij muaji në të gjitha vendet janë duke u përkujtuar ngjarje lokale, pikërisht në këtë kuadër të 80-vjetorit të fitores kundër fashizmit. Për fat të keq këtu në Shqipëri ndiqet shumë pak, mos them aspak, kur ne kemi shumë arsye, sepse kemi qenë në ballë të luftës antifashistë. Kemi qenë të koalicionit antifashist botëror të popujve dhe për peshën e rolin që kemi luajtur si një vend i vogël, kemi arsye të krenohemi për kontributin që kemi dhënë. Deri në maj Shqipëria ti bashkohet rrymës pozitive të ndershme të përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore. Jam një nga kolegët që jemi marrë gjerësisht me Luftën e Dytë Botërore, përfshirë këtu dhe pushtimin italian më 7 prill. Është një çështje që është parë, por rezistenca shqiptare ishte një rezistencë kombëtare antifashiste që i nderon shqiptarët dhe Shqipërinë dhe duhet të ketë një vend përkujtimor”, tha Paskal Milo./abcnews.al



Skip to toolbar