Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka dalë një prononcim për mediat, ku ka deklaruar se nuk do të ketë një shtyrje zyrtare për procesin e votimit. Zguri e bëri deklaratën e tij, pasi në Sarandë kanë kërkuar një shtyrje prej 30 minutash të procesit të votimit. Por Klement Zguri është shprehur i prerë, se nuk ka pasur kërkesë zyrtare për këtë shtyrje, duke deklaruar se praktikisht kutitë e votimit duhet të jenë mbyllur në të gjithë vendin pas orës 19:00.
“Në një qytet të caktuar persona politikë kanë bërë thirrje për të shtyrë orarin e votimit. Është në kundërshtim me ligjin. Duhet të citoj Kodin Zgjedhor, orari shtyhet vetëm nëse ka rradhë të gjata. Orari është i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Përtej kësaj gjithçka është e paligjshme. Nuk kam informacion ende për përqindjen. Marrë shkasë nga deklarata mediatike, se votimi fillon në orën 7 dhe mbyllet në orën 7. Përtej kësaj është shkelje të ligjit. Nuk ka asnjë kërkesë të tillë, nuk ka mbledhje të KQZ për një gjë të tillë”, tha Zguri.