Përgjimet e Ndragheta-s, Veliaj: Jam në fazën kur i marr me sportivitet

Më të fundit


Kandidati për kryeministër, Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë ka folur për dialogun me Serbinë.

Kreu i LVV-së edhe një herë ka përsëritur se nuk do të kenë prioritet dialogun me Serbinë.


Ai pas publikimit të rezultateve preliminare, në një konferencë me Vjosa Osmanin tha se prioritet do të kenë drejtësinë dhe punësimin.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” me Bashkim Hoxhën në Neës24 edhe për përgjimet e Ndragheta-s.

Veliaj tha se është në fazën që i merr me sportivitet dhe se nëse do ishin të vërteta do kishin vajtur në prokurori. Ai i quajti sulme që vijnë sa herë ka një projekt apo jemi në prag zgjedhjesh.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” me Bashkim Hoxhën në Neës24 edhe për përgjimet e Ndragheta-s.

Veliaj tha se është në fazën që i merr me sportivitet dhe se nëse do ishin të vërteta do kishin vajtur në prokurori. Ai i quajti sulme që vijnë sa herë ka një projekt apo jemi në prag zgjedhjesh.

I pyetur për situatën me pandeminë dhe çështjen e urbanëve, Veliaj tha kërkohet përgjegjshmëri personale.
“Secili prej nesh dhe në trafik dhe në urban do ta ketë sa më lirshëm por asnjë nuk del vullnetar, të ikë nga trafiku apo zbresë nga urbani.
Mbajtja e maskës është e vetmja që të shpëton në kushte të tilla. Ajo që ndodhi është që u teprua në disa lokale e restorante, jo të gjithë. Është shumë kollaj të thuash të ndalojmë transportin, ekonominë por është shumë më e vështirë.
Kur secili ka një mbrojtje personale nuk mund të kalojë në sulm ndaj tjetrit që duhet të shkojë në orën 8 në punë. Kërkohet përgjegjshmëri personale”, u shpreh Veliaj.

Ai foli dhe për detyrën e tij si drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës dhe punën në Kavajë e Rrogozhinë.
“Nuk e ngatërroj kurrë punën dhe pasionin tim për politikën. Jam në Kavajë vetëm të shtunë dhe të diel që është koha ime e pushimit. Të hënë me të premte jam i përkushtuar dhe nuk i lë asgjë mangët popullit të Tiranës. Ndihmoj dhe pak fare në Vorë. Zgjedhjet bëhen në nivel qarku që do të thotë për ne nuk është e kënaqshme të mjaftohemi me rezultatet e Tiranës. Qartazi Kavaja e Rrogozhina do kthehen bastione të PS”, tha ai.
Sa i përket gjobës së KQZ, Veliaj u shpreh se dikush gjobitet pse punon.
“Jam gjobitur por jo për angazhimin tim në Kavajë e Rrogozhinë por për zellin që kemi në punët e bashkisë. Gjobën e kam apeluar. Ë vë buzën në gaz kur kemi mbërritur këtu, që dikush gjobitet pse punon. Unë i postoj në faqen time personale, nëse KQZ rri atje do të thotë që nuk kanë punë për të bërë.
Unë kam 6 vite që bëj këtë punë përditë. Për sa kohë kam qenë konsistent, do jem dhe më 26 prill dhe më 27. Më duket mënyra më e mirë dhe për të frymëzuar organizatën që përfaqësoj”, tha ai.
Veliaj u ndal tek fushata për 25 prillin, ku deklaroi se sondazhet tregojnë epërsi të PS-së.
“Ne kemi sondazhe që tregojnë për një epërsi të PS, 55% për Tiranën. Jam i pakënaqur sepse mundemi dhe më mirë. Në 10 javët e ardhshme duhet të mobilizojmë më shumë energji. Besoj se mund të dalim akoma më mirë.
Absolutisht që ka gjithmonë mundësi për të bërë më mirë. E kuptoj gjërat marrin kohën e tyre. Ndonjëherë dhe mua më humbet durimi. Zelli për të ecur më shpejt është shumë më ndryshe se zelli për të fjetur gjumë. I gjithë debati është a ka gjoba kur fle gjumë. për disa forca politike gjumi është sport olimpik ku ata duhet të bëhen kampionë. Më duket hipokrizi shumë e madhe që kemi politikanë që shtojnë vilat gjatë pandemisë”, tha Veliaj.
Sa i përket zgjedhjeve në Kosovë, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se beson fort që Kosova do ketë një stabilitet. “Zgjedhjet në Kosovë mbarojnë për 24 orë, jeta vazhdon. Do duhet që dhe pas fitores sonë të tretë të sillemi me përulësi.
Ekipi ynë është totalisht i ri. Janë njerëz të rinj dhe Redi që drejton fushatën në Kavajë dhe Edisoni në Rrogozhinë. Unë jam për herë të parë në Tiranë. Lista jonë do të jetë 50% me kandidatë për herë të parë”, tha ndër të tjera Veliaj.




Skip to toolbar