Përgjimet, Rama: Prokurori i dosjes shërbëtor i Berishës, zgjedhjet nuk i ndalon dot “burri fallxhores”

POLITIKË


Nga Pogradeci, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, dhe se ato nuk i ndalon dot as topi, dhe as Ilir Meta, “burri i fallxhores”, epiteti me të cilin kreu i qeverisë cilëson Monika Kryemadhin. “Këto zgjedhje do kishte qenë më e mira të ishin zgjedhje vendore dhe garë mes konkurentësh. Ne i kemi këta, por ishin rrugës një çetë e vogël atje, që të kujtojnë ato grupet e dëshpëruara të enveristëve, që dilnin për të frenuar të pafrenueshmen, demokracinë. Këta sot dalin për të frenuar të pafrenueshmen, drejtësinë. Unë dua që t`ju a them shumë thjesht, pse jemi në këtë situatë dhe pse ne nga ana jonë nuk lëshuam asnjë milimetër fill për ta. Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor dhe këtë se luan as topi dhe as burri i fallxhores”, tha Rama.

Duke folur për opozitën dhe krizën e shkaktuar prej protestave dhe largimit të saj nga Parlamenti, Edi Rama tha se ata nuk duan gjë tjetër veç se të mbajnë peng Shqipërinë. Ai e lidhi këtë argument, duke përdorur përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane, Bilq, që sipas Kryeministrit, s`janë gjë tjetër veç se për të penguar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. “Ata po bëjnë çmos që negociatat me BE të mos hapen. Shpërndajnë në Europë panjet e shëmtuara me kazan plehrash që digjen, për të krijuar idenë që aty s`mund të hapim negociatat. Edhe përgjimet që dolën, dolën nga valixhja e mbyllur. Në vend që të hetoheshin dhe të ndëshkoheshin të gjithë ata, sipas përgjigjmeve, që kanë apo s`kanë lidhje me përgjimet”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur shërbëtor të Sali Berishës, prokurorin, që sipas tij, ka pasur në dorë për të hetuar dosjen 339. “Ai prokurori famëkeq, i njohur si shërbëtor i Sali Berishës, në vend ti gjykonte ato përgjime dhe ti çonte në gjykatë dhe të ngrinte akuza përkëdo, sepse ne e kemi treguar se e shohim drejtësinë si të barabartë për të gjithë, hapën valixhen e nxjerrin përgjime, i hedhin në Gjermani, dhe duan ta bëjnë për budalla këtë popull, se i nxori gjermani. Për këta drejtësia ka qenë gjithmonë një zgjatim i pushtetit politik për interesa personale”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.



Skip to toolbar