Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës. Dy makina janë përplasur mes tyre ku për pasojë ka humbur jetën një prej pasagjerëve, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Përplasja ka rezultuar fatale për bashkëshorten e njërit prej drejtuesve të mjetit, shtetasja Nurie Bushaj, 74 vjeç. Të plagosur kanë mbetur bashkëshorti i viktimës, Ymer Bushaj, 67 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër. 74-vjeçarja ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.
Polica vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.