Një 19-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje gjatë kohës që ishte duke shkuar për punë. Ai udhëtonte me një motor, ndërsa është përplasur nga një fugon. Përplasja ka qenë tepër e fortë, pasi 19-vjeçari është përplasur në xhamin e përparmë të fugonit dhe më pas ka përfunduar disa metra larg vendit të aksidentit.
I riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa sipas mediave italiane thuhej se për dy ditë ai festonte 20 vjetorin.