“Peshqit e mëdhenj” të dënuar? Cakaj: KE nuk vlerëson me emra

POLITIKË


Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj nuk ka dhënë emra konkret të dënimit të “peshqve të mëdhenj” nga drejtësia shqiptare në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nga studio e me emisioni “Real Story” Cakaj u pyet nga gazetari Sokola Balla a ka dhënë Shqipëria prova konkrete në kushtet e kërkuara nga BE në lidhje me luftën ndaj korrupsion, por ministri tha se kjo çështje nuk lidhet me emrat konkretë pasi Këshilli i Europës nuk i mat me emra progresin në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por ato bëjnë një vlerësim në tërësi të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Është më e ndërlikuar se sa përmendja e një emri. Shqipëria nuk është duke kërkuar anëtarësim nesër, jemi në fazën ku kërkojmë hapjen e negociatave. Diskutimi për emrat e mëdhenj është i dobishëm, por KE  ka njësinë e saj matëse të saj për të vlerësuar nëse vendi ka arritur shkallën e duhur të luftimit të krimit për të mundësuar hapjen e negociatave. KE bën vlerësim mbi të dhënat konkrete mbi progresin e vendit, bazuar në shkallën ku qëndron vendi në raport me Evropën.” tha Cakaj


Gjatë diskutimit Cakaj është përplasur me gazetarin Balla, i cili i kërkoi prova konkret të luftës ndaj krimit të organizuar ashtu si Maqedonia e Veriut, që ka ndryshuar çdo gjë të mundshme, që nga dënimi i gruevskit etj. Cakaj tha se nuk mund të bëhet një krahasim i vendeve pasi kushtet janë të ndryshme për vendet.

Krahasimi me Maqedoninë është i domosdoshëm, mirëpo ky krahasim nuk duhet të na veçojë nga dallimet që ekzistojnë mes dy vendeve. Kushtet për vendet janë të ndryshme pasi vendet ndodhen në stade zhvillimi të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të rrugëtojnë së bashku në axhendën europaine. A ka bërë Maqedonia Vetting? Jo, nuk ka bërë. Për Shqipërinë kusht ka qenë procesi i Vettingut, për Maqedoninë e Veriut ishte çështja e emrit me Greqinë. Pra, kushtet janë të ndryshme, sipas fizionomisë së dy vendeve. Por, të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura nga KE.” tha Cakaj / Real Story




Skip to toolbar