Pjesëmarrja në votime, Tirana drejt arritjes së 2017, Divjaka dhe Berati e tejkalojnë

Më të fundit


Pjesëmarrja në votime ka qenë beteja e ditës së zgjedhjeve, e cila ka shënuar vetëm disa incidente të papërfillshme, ndërsa rezulton se deri në orën 17:00, nga shifrat paraprake ka pasur një pjesëmarrje të kënaqshme në Tiranë, ndërsa Divjaka ka tejkaluar pjesëmarrjen e vitit 2017.

Sipas të dhënave nga Partia Socialiste, rezulton se deri në këtë orë, në Tiranë kanë marrë pjesë në votime 142 732 zgjedhës. Kjo shifër është komentuar nga Arbjan Manziku, i ftuar në emisionin maratonë të Real Story në Vizion Plus, ku sipas tij, krahasuar me vitin 2017, kjo shifër është në nivelet e pritshme të PS, e cila në vitin 2017 ka marrë 164 mijë vota.


Po ashtu, në Divjakë, ku i dërguar për fushatën ka qenë zëvendëskryeministri Erjon Braçe, rezulton se pjesëmarrja ka tejkaluar vitin 2017. Edhe në Berat, sipas ministrit Blendi Klosi është arritur numri i votave të 2017-s.

Pjesëmarrja e qytetarëve me të drejtë vote në qendrat e votimit deri në orën 18:00 në disa qytete vijon si më poshtë:

Bashkia Kukës, 9300 numri i votuesve nga 44 362 që është në total

Bashkia Korçë deri në orën 17:00, ka në total 20400 votues

Bashkia  Durrës, 35150 zgjedhës nga 251 457 gjithsej

Bashkia Tepelenë, 4231 votues

Bashkia Libohovë, 1161 votues

Bashkia Sarandë, 8090 votues

Bashkia Dropull, 2390 votues

Bashkia Kavajë, 6000 votues

Bashkia Përmet, 4238 votues

Fier, 23.1%

Roskovec, 28%

Divjakë, 28.6%




Skip to toolbar