Një sherr mes 4 personave ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ku 3 vëllezër pas një sherri për motive të dobëta kanë plagosur një person tjetër dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy prej vëllezërve, përkatësisht G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç , dhe ka shpallur në kërkimi vëllain e tretë shtetasin A. M., 42 vjeç, të tre banues në Kamëz.
Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Gjatë kontrollit në banesën e autorëve, policia gjeti 4 armë gjahu.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe i plagosuri, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën një sasi lënde narkotike.