Arrestohet adoleshenti i cili plagosi me mjete prerëse mbrëmjen e të shtunës një 23-vjeçar në kryeqytet. Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit L. H.,18 vjeç.
Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ndodhur në rrugën “Besim Alla”, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T., 23 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda. 23-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.