Plagosi me thikë 50-vjeçarin gjatë sherrit në lokal, dorëzohet në polici

Më të fundit


Një 29-vjeçar është dorëzuar në komisariatin e Kolonjës, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një bashkëfshatari në një lokal të fshatit. Ngjarja ka ndodhur të enjten në ambientet e një lokali në Qafëzez të Kolonjës.

Policia tha se gjatë një konflikti të çastit F.M., banues në Bejkovë, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të  mjekëve.


Menjëherë, shërbimet e policisë kanë nisur punën me krehjen e zonës për arrestimin e të dyshuarit, por pa mundur ta vënë në pranga. Një ditë më vonë, të premten, policia tha se është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit, F.M, 29 vjeç, banues në fshatin Bejkovë, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.




Skip to toolbar