Grushte nënës dhe gruas, në pranga dy dhunuesit

AKTUALITET


Dy persona janë arrestuar nga policia mëngjesin e së premtes në Krujë e Bulqizë për shkak se kanë ushtruar dhunë brenda familjes.

Në Tiranë është arrestuar 27- vjeçari E.G. banues në Krujë, për shkak se ka rrahur bashkëshorten. Ajo e akuzon për dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike.


Ai është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.2 në Tiranë. E.G., ka qenë i dënuar më parë për prodhim, mbajtje apo shitje pa leje të armëve të ftohta.

Ndërsa në Bulqizë është arrestuar 32- vjeçari, V.S., pasi dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij. Ai u arrestua nga forcat e Komisariatit të këtij qyteti.  




Skip to toolbar