Plagosja në Elbasan, arrestohet një nga autorët, në kërkim i dënuari për vrasje

AKTUALITET


Policia e Elbasanit ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të palgosjes së rëndë, ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Elbasanit. Sipas Policisë së Elbasanit, mësohet se është arrestuar personi Ilirjan Bezhani, i cili së bashku me Genti Faqja, dyshohet që qëlluan me armë tre persona në një lokal pranë pallatit të sportit në Elbasan tre ditë më parë. Ndërkohë, policia vijon kërkimet për personin tjetër autor të kësaj ngjarje, Genti Faqja.

Ai dyshohet që të jetë autori kryesor, ndërsa rezulton se më parë ka qenë i dënuar për vrasje. Të premten, në një lokal pranë pallatit të sportit në Elbasan, dy personat e dyshuar të plagosjes, u konfliktuan me tre persona të tjerë, Mihal Kocashi, Adstrit Cërriku dhe Fezi Ago. Motivi i konfliktit dyshohet të ketë qenë një borxh midis viktimave dhe autorëve të plagosjes.


Pas konfliktit verbal, një nga autorët ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë, duke qëlluar në drejtim të tre personave. Dy prej tyre mbetën të plagosur nga plumbat, ndërsa një tjetër nga goditjet ne qytën e armës. Ata ndodhen ende në spital ku po marrin mjekim, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit tjetër vijojnë.




Skip to toolbar