Plumba në sy dhe këmbë, plagosen 3 persona në Elbasan, në kërkim autori

AKTUALITET


Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Elbasanit, pas një sherri që ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali pranë Pallatit të Sportit, ku të plagosurit dhe autori ishin ulur së bashku në tavolinë.

Sipas raporteve paraprake dyshohet se mes tyre ka nisur një sherr për motive të dobëta dhe personat janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin me mjete të forta. Më pas autori është larguar në drejtim të shtëpisë, ku ka marrë armën e zjarrit dhe ka plagosur personat me të cilët ishte ulur në tavolinë.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe sipas të dhënave të para dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit Fezi Ago dhe Astrit Cërriku, ndërsa Mihal Kocashi, ka mbetur i plagosur gjatë kohës së sherri ka qenë fizik, nga mjetet e rënda të përdorura.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas raporteve plumbat kanë prekur të plagosurit në sy dhe në këmbë.

Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur disa postblloqe në qytet për kapjen e tij. Sipas policisë ngjarja nuk ka lidhje me grupet kriminale apo larje hesapesh, por lidhet me motive të dobëta mes këtyre personave.




Skip to toolbar