Plas në PD-në e Korçës, kryetari i partisë plagoset nga sekretari: I thyen shishen në kokë 

Më të fundit


Kryetari i PD në Korçë është dhunuar këtë të martë nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.

Mësohet se kryetari Devis Osmani, është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.

Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.

Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave.



Skip to toolbar