Plasaritet pallati në Bulqizë, 45 familje e braktisin

AKTUALITET


Lëkundjet e tërmeti janë ndjerë dhe në qytetin e Bulqizës. Madje, sipas News 24, një pallat ku banojnë dhjetëra familje ka pasur dëmtime. Pallati në fjalë, raportohet se ka pasur vazhdimisht probleme, ndërsa nga tërmeti i 26 nëntorit ai është bërë i pasigurt për të jetuar.

Për këtë arsye 45 familje kanë braktisur apartamentet e tyre në këtë pallat. Ndërkohë disa familje vijojnë të qëndrojnë brenda në pallat. Sipas banorëve, bashkia iu ka thënë që të dalin nga banesat, por nuk iu ka ofruar atyre një vend strehimi, raporton Balkanweb. Sipas ekspertëve të gjeologjisë në Bulqizë, pallati në fjalë paraqet rrezikshmëri për të jetuar. Ata pohojnë se duhet të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve që ende jetojnë në atë pallat.





Skip to toolbar