Po futeshin kontrabandë, bllokohen në Durrës 2494 koli me cigare

AKTUALITET


Në qytetin e Durrësi janë sekuestruar 2494 koli cigaresh nga Drejtoria e Hetimit Doganor. Kjo sasi cigaresh po transportohej kondrabandë, ndërsa vlera e saj përllogaritet në rreth 184.6 milion lekë.

Pakot e Cigareve janë gjetur në kontenierë gjatë një kontrolli në portin e Durrësit. Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa te markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.


Gjatë tre mujave të fundit, ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet me paketa cigare kontrabandë, ndërsa më herët, gjatë muajit prill u sekuestrua një tjetër kontenier me një sasi prej 1000 koli cigaresh.  Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale:

Tashmë Prokuroria e Durrësit po heton për ngjarjen në fjalë për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale “.




Skip to toolbar