Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, ka dhënë dorëheqjen të martën.
Seferi ka kërkuar të largohet nga detyra për shkak të arsyeve shëndetësore.
Kërkesa i ka shkuar KLP-së e cila do të marrë vendim në mbledhjen e ditës së martë. Seferi po hetonte dosjen e Kostandinos Kacifas, ekstremisti grek që u vra në Bularat vitin e kaluar.
Dosja e zbardhjes së vrasjes së Katsifas ka qenë së fundmi dhe në qendër të vëmendjes së autoriteteve greke.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përfundimi e menjëhershëm të hetimeve dhe se ishin të pakënaqur nga vonesa e Prokurorisë Shqiptare.
Ndërkaq prokurori Seferi ishte në listën e prokurorëve që do të përballej me procesin e vettingut.