Po i afrohet dita e shkarkimit, Meta merr timonin e opozitës (flet për beteja)

POLITIKË


Presidenti Meta po tregon çdo ditë e më shumë se është në një gjendje të paqëndrueshme ku herë shfaqet si komik në Facebook dhe herë si revolucionar në “mbrojtje” të demokracisë. Kjo mund të ketë lidhje me afrimin datës së shkarkimit, duke bërë që presidenti Meta të humbas kontrollin dhe hyjë në rolin e kryetarit të opozitës. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Demokracisë, Meta, i cili duhet të ruante rolin e unitetit kombëtar, është shprehu me një gjuhë mjaft revolucionare dhe sulmuese kundër qeverisë dhe shtetit të propagandës siç e cilëson ai.

Me fjalët dhe motivimin si të ishte lideri i opozitës jo parlamentare, Meta ka thënë se demokracia është cenuar në Shqipëri dhe se qytetarët duhet ta mbarojnë atë me beteja për ta shpëtuar demokracinë nga pengëmarrja e një pakice ilegjitime.


Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore.

Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengëmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!

Koha nuk pret!

Kjo është beteja jonë! E njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë sonë të mrekullueshme! E të gjithëve ne që e duam me shpirt dhe zemër Shqipërinë! Dhe unë jam më i vendosur se kurrë!” ka shkruar ndër të tjera Meta, i cili ishte i pari që shkeli Kushtetutën dhe u mohoi qytetarëve të drejtën demokratike për të zgjedhur duke i anuluar ato. Për sa i përket akuzave për një pakicë ilegjitime në qeverisje të vendit duket se nuk qëndrojnë, pasi zgjedhjet e 30 qershorit u njohën nga SHBA, ndërkombëtaret dhe OSBE/ODIHR-i, si dhe mori bekimin e  tyre për t’u mbajtur në 30 qershor, sipas datës Kushtetuese, duke hedhur poshtë çdo plan shkatërrimtar të opozitës por dhe Metës që doli në mbrojtje të saj dhe jo të drejtës demokratike të qytetarëve.

Që pas këtij vendimi sulmet e presidenti Meta ndaj ndërkombëtarëve por edhe qeverisë janë rritur, pasi njohja e 30 qershorit bëri që SHBA të mos e njohë më atë si president, ndërsa mazhoranca e cilëson “president në detyre” deri në shkarkimin e tij, dita e të cilit po afron. Ndoshta kjo ka bërë që Meta ta humbasë herë pas herë kontrollin dhe qetësinë e tij, për të cilën thotë se karakterizohet.

Të dashur miq, sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.Në themel të demokracisë qëndron vota, e drejta e çdo…

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 15. September 2019



Skip to toolbar