Polici kosovar vret një person në Gjilan

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kosovë mëngjesin e të dielës. Një punonjës i policisë së Kosovës, me inicialet V.H., qëlloi për vdekje një person në Gjilan.

 “Mund të ju konfirmojë se rreth orës 04:50 në rrugën ‘Nato 99”, ka ndodhur një vrasje. Motivet ende nuk dihen. Policia dhe ekipet e tjera kanë ndalë në vendin e ngjarjes si dhe po i vazhdojnë hetimet. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet nga komunikata e Policisë.


Dyshimet e para janë se autori dhe viktima kishin pasur më herët një aksident mes tyre. Megjithatë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Punonjësi i policisë është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa është pushuar dhe nga puna.




Skip to toolbar