Prindërit bënin kallëzim për humbjen e vajzës
së tyre, ajo ishte gjetur nga polici rrugor. Punonjësi i Policisë Rrugore, duke
kryer shërbim në aksin Zogu i Zi-Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila
ishte e vetme në rrugë dhe po qante.
Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën
6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e
prindërve, duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.
Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka
njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për
humbjen e 6-vjeçares.
Vogëlushja është transportuar me makinën e
policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar
policinë për gjetjen e saj.