Policia e Shtetit shpërndan dhurata për fëmijët e “Zyber Hallullit”, aktivitet dhe në Elbasan

AKTUALITET


Me rastin e festës së 1 Qershorit, efektivët e Policisë së Tiranës, kanë vizituar mëngjesin e së shtunës fëmijët e shtëpisë “Zyber Halluli” për të cilët shpërndanë dhurata, duke i bërë ata të ndihen specialë në këtë ditë.

Më pas fëmijët u “shndërruan” për pak çaste në Policë duke provuar edhe mjetet e Policisë, makinat dhe motorrët e saj.


Policia e Shtetit njofton se është gjithmonë pranë komunitetit e sidomos pranë fëmijëve, në mbrojtje të tyre e në çdo nevojë që ata kanë

Ndërsa policia e Elbasanit u gjend pranë fëmijëve me aftësi ndryshe për t’i uruar për festën e 1 Qershorit dhe për tu argëtuar sëbashku me ta.

Fëmijët me aftësi ndryshe janë pjesë e shoqërisë sonë, pjesë e ylberit vezullues. Ata nuk janë të frikshëm dhe as të “këqij”, janë thjesht fëmijë për tu dashur pasi kështu kuptohet me mirë vlera e dashurisë me gjithë shkëlqimin që kanë këta fëmijë kanë brenda tyre.

Përmes aktivitetit festiv te shkolla speciale “Zërat e Jetës”, punonjësit e Policisë së Elbasanit kishin mundësinë të ishin pranë këtyre fëmijëve, në festën e tyre, për tu argëtuar sëbashku me ta. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Drejtori i DVP Elbasan Arjan Muça, prindër e mësues

Gjatë aktivitetit u shpërndanë dhurata simbolike nga efektivët e DVP Elbasan, ndërsa fëmijët patën mundësinë të shihnin nga afër mjetet, makinat e motorrat e Policisë




Skip to toolbar