Policia jep detaje për operacionin e gjerë në Itali: Në Shqipëri, tre të arrestuar. Një prej tyre, femër

AKTUALITET


Tre persona janë arrestuar nga policia shqiptare në kuadër të një operacioni të koduar “PUZZLE 2020″.

Në prangat e policisë kanë përfunduar shtetasit, Ardian Korriku, Jurgen Korriku dhe Etleva Adami, të cilët pritet të ekstradohet drejt Italisë për t’u përballur me akuzat.

Policia italiane sekuestroi një sasi prej mbi 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa si dhe dy milionë euro cash pas një operacioni të gjerë i zhvilluar ditën e sotme atje.

Njoftimi:

Vijon në vendin tonë, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar “PUZZLE 2020”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe GDF-së.

Operacioni, me koordinimin e Zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venecias.

Kapen në Shqipëri dhe vihen në pranga 3 shtetas shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht në kuadër të këtij operacioni, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane dhe me GDF-në, për goditjen e grupeve/organizatave kriminale në fushën e narkotikëve, me veprimtari në të dy shtetet, ka vijuar në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar “PUZZLE 2020”.

Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë A. K., 54 vjeç, J. K., 27 vjeç dhe E. A., 46 vjeç.

Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias.

Vijojnë veprimet operacionale dhe procedurale në funksion të këtij operacioni.



Skip to toolbar