Policia në aksion, 3 të arrestuar për vepra të ndryshme

Më të fundit


Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Tiranë, ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Arrestohet shtetasi me iniciale B.B., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte dënuar nga drejtësia me masën e sigurimit “Arrest në burg”. Më datë 15 janar 2019, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri shtetasin E. H., ku ka qëlluar në drejtim të tij për ta vrarë.

Është vënën nën pranga edhe shtetasi Xh. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.

Gjithashtu në vijim te operacionit “Llogaritari”, u kap shtetasi E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Tiranë. Plan masash për kapjen e personave të shpallur në kërkimGjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u kapën dhe u ndaluan 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Kapet nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3, një person me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit". Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person i kërkuar, gjatë orëve të natës futej në banesë për tu strehuar, Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë, organizuan punën dhe në orët e para të mëngjesit bënë të mundur kapjen në banesë të shtetasit B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi më datë 18.02.2019 Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Më datë 15.01.2019, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri shtetasin E. H., banues në Tiranë, i cili ka bërë kallëzim shtetasi B. B., ka qëlluar në drejtim të tij për ta vrarë.Po në kuadër të planit të masave për kapjen e personave na kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, u bë e mundur kapja e shtetasit Xh. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim", dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018, pasi dyshohet se në bulevardin "Bajram Curri", në bashkëpunim me shtetasin A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.Gjithashtu në vijim te operacionit "Llogaritari", u kap shtetasi E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve" dhe "Krijimi i skemave mashtruese me TVSH".Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 1 mai 2019


Skip to toolbar