“Politika shqiptare meriton të quhet europiane. Duhet përshëndetur”

#NËRADAR


Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati anëtar i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, vlerësoi gjetjen e rrugës së dialogut me partitë jashtëparlamentare të opozitës. Ervin Bushati, në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, e cilësoi këtë si një moment që duhet përshëndetur.

“Kjo që po ndodh sot duhet përshëndetur. Është nga ato rastet që politika shqiptare meriton të quhet “politikë europiane”. Ka shumë punë për të bërë. E kemi nisur nga hiçi, ka shumë për të avancuar. Mendoj që ky është një hap shumë i mirë hap i parë. Kjo pjesa e luftës dhe paqes vlen për çështje artistike. Ne jemi në një garë që ndeshemi për të fituar”, tha Bushati.


Ai shtoi më tej, se PS po punon me kapacitete të reduktuara me qëllim që të krijojë mundësinë e përfaqësimit të opozitës jashtëparlamentare. “Kjo ideja për të qenë armiq patjetër. Ky koncept i paqes dhe luftës në media shkon keq te qytetarët. Jemi garues në të njëjtin sistem. Sot PS në atë tryezë ka më shumë se 50%, dhe fakti që sot po garojmë me ¼ vjen për të plotësuar një vullnet. Kjo është shenjë besimi dhe jo dobësie”, tha Bushati. /Realstory.al/




Skip to toolbar