Politologu: Mbështetja e Belerit me prapavijë politike ka një qasje finale për të krijuar një asociacion të komunave greke në Shqipëri

Më të fundit


ITALI- Politologu Alban Daci në një intervistë “live” nga Italia për “Real Story” , komentoi deklaratat e Isabel Santos, raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, e cila kritikoi ashpër Greqinë për qëndrimin bllokues që ka mbajtur për Tiranën zyrtare në Bruksel dhe si pretekst ka nxjerrë çështjen gjyqësore të Fredi Belerit, i dënuar me burg për blerje votash.

Ai tha se qëndrimi i saj, është përgjigjja që duhet të kishte ndodhur me kohë ndaj Athinës.


I pyetur nëse opozita do të kërkojë një reflektim për kandidimin e Fredi Belerit në Himarë, për këtë Daci bëri këtë analizë:

“Kjo përgjigje ishte ajo që duhet të kishte ndodhur. Gjermani është e vendosur për të krijuar një standard të ri në kontinent, që kryesoja është bashkimi dhe jo ndasia mes vendeve. Ne duhet të nxjerrim mësim, që interesi ynë , është interes kombëtar dhe interes evropian. Opozita është bërë një koncept absurd në Shqipëri, se cila është opozita e vërtetë shqiptare”, tha ai.

Ai shtoi se nuk pret surpriza apo reflektim nga një formacion politik në Shqipëri, cili është damkosur dhe shpallur non grata nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk e kuptoj se çfarë përgjigje kërkoni, që është një fraksion politik anti-evorpian kundër SHBA, është një fraksion non grata dhe ka pasqyrua me zgjedhjen e Belerit që ju takon dhe e kanë me krenari nofkën e non gratave dhe nuk pres surpriza nga ata. Në pjesë e atij fraksioni s’ka qenë asnjëherë për interesa kombëtare, por kjo është një çështje tjetër. Beleri është më shumë se sa kaq. Projekti i rithemelimit, ka një problem të madh të dialektikës. Të jesh sovranist dhe të kandidosh Balerin, bie ndesh me parimet”, theksoi ai.

Politologu shqiptar, i cili jeton në Itali, shkoi më tej kur tha se mbështetja me prapavijë politike e Fredi Belerit, ka një qëllim tjetër në jug të Shqipërisë.

“Mbështetja e Belerit me prapavijë politike ka një qasje finale për të krijuar një asociacion të komunave greke në Shqipëri duke marrë një model të ngjashëm që ka tentuar dhe po vazhdon të tentojë Serbia në Kosovë, gjërat janë më të thella se sa kaq, dhe janë më të rrezikshme se sa kaq”, shtoi ai/ n.m.abcnews.al




Skip to toolbar