Marrëveshja PS-Rithemelim, komisioni për ligjet me 84 vota mblidhet sot për herë të parë

Më të fundit


Pas dakordësisë mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, sot do të konstituohet grupi i dialogut për ligjet që kërkojnë shumicë votash, 3/5, dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00 në sallën e Komisionit parlamentar të Ligjeve. Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca.


Gazmend Bardhi ka njoftuar më herët publikisht se njëri anëtar do të jetë nga Rithemelimi, Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë, ndërsa anëtari iu propozua një deputeti nga grupi Basha, por ftesa u refuzua publikisht nga kryetari i PD-së së vulës. Në këto kushte, Rithemelimi do çojë të anëtare zëvendësuese, Dhurata Çupin.

Nga mazhoranca anëtar janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas dakordësisë me mazhorancën dhe Rithemelimin pas rikthimit të tyre në veprimtarinë normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.

Anëtarët

Oerd Bylykbashi- Rithemelimi
Erisa Xhixho- Partia e Lirisë
Dhurata Çupi- Rithemelimi
Damian Gjiknuri- PS
Klotilda Bushka- PS
Toni Gogu- PS




Skip to toolbar