“Populli, pasuria më e madhe që ka Shqipëria”. Gjonaj: Kemi influencë në vendet ku jetojmë

#NËRADAR


Një nga shqiptarët më të suksesshëm në diasporë, është Mark Gjonaj. I lindur në shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjonaj është sot anëtar i Këshillit Bashkiak të Neë York-ut. Gjonaj, gjithashtu, është një nga aktivistët më të rëndësishëm të diasporës shqiptare. Në “Real Story”, ai u shpreh se pasuria më e madhe që ka Shqipëria, është populli i vetë.

“Për të parën herë që u takum ishte dje. Pasuria e Shqipërisë është populli i vetë, shqiptari. Interesi i zhvillimi të vendit është të shfrytëzohet ky rast. Dashninë që e kemi për popullin tonë dhe për vendin tonë, të shpresojmë se çfarë mundet Këshilli Kordinues i Diasporës. Është hera e parë që qeveria na mbledh”, tha Gjonaj.

Mark Gjonaj u shpreh se diaspora duhet të ketë deputetët e vetë në Kuvend. Sipas tij, fjala e diasporës ka peshë në zhvillimin e vendit, pasi diaspora nuk ka interes por lufton për të mirën e Shqipërisë. “Kam lindur në Amerikë. E shoh popullim tim, familjen time duke vuajtur. E bëj pyetjen, nëse do isha unë atje, dhe ata në amerikë, çfarë do kërkoja prej tyre? duhet bërë sa ke mundësinë. Që të krijohet kjo ura që është shumë e rëndësishme”.

“Diaspora duhet me pas një deputet të vetin. Duhet zëri i diasporës, janë më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit se sa këtu. Një prej planeve është vota. Duhet forcuar lidhja dhe të krijohet besimi. Fjala e diasporës ka peshë sepse nuk e ka për interes e ka për të mirën e vendit. Nuk është shfrytëzuar ky rast i bashkimit të popullit tonë. Shqiptarët kanë influencë në shtetet ku jetojnë”, tha Gjonaj./Realstory.al/



Skip to toolbar