Porta i besohet Berishës, në sulm Broja e Uzuni/ Formacioni i mundshëm ndaj Italisë

Më të fundit


Sot në mbrëmje Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren me Italinë në Air Albania Stadium.

Trajneri Edoardo Reja edhe për këtë përballjë me të Kaltrit do të aplikoje skemën 3-5-2 me italianin që thuajse e ka përcaktuar formacionin për të cilin ka disa dilema.


Kështu në portë do të jetë Berisha. Ndërsa në mbrojtje është e sigurt prania e Ismajlit e Kumbullës. Dilema në këtë repart qëndron mes Mihaj dhe Adrian Bajramit. Edhe në mesfushë ka balotazhe ai mes Abrashit dhe Bajramit si dhe ai mes Bares dhe Ramadanit, ndërkohë që pritet të luajne Hysaj, Asllani dhe Lenjani.

Përsa i përket sulmit, Uzuni që është lejuar nga klubi të bashkohet me kuqezinjtë pritet të jetë përkrah Brojës që mesa duket i kaloi problemet fizike të tij. Gjithësesi është një formacion që mund të ndryshojë deri në minutën e fundit.

Ndeshja mes kombëtares shqiptare dhe Italisë do të luhet në orën 20:45 në Air Albania Stadium dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.




Skip to toolbar