Juventus fitoi ndaj Bologna me shumë vështirësi në Serie A të shtunën. Megjithatë, sfida mund të kishte përfunduar ndryshe, nëse nuk do të kishte qenë aftësia e Buffon për të ndalur kundërshtarët në fund. Gjithashtu, një tjetër episod krijoi polemika në takimin e të shtunës në mbrëmje.
Në minutat e fundit të takimit, mbrojtësi holandez i Juventus, De Ligt, rrëshkiti në zonë, ndërsa gjatë rënies në fushë ai preku dhe topin në dorë. Skuadra e Bologna kërkoi penallti, por arbitri nuk e akordoi 11-metërshin.
Megjithëse reagimet ishin të shumta duke kërkuar penallti në favor të Bologna për rastin në fjalë, në fakt rregullorja “lehtëson” akuzën ndaj arbitrit. Rregullorja e thotë qartë se: “Nëse një lojtar rrëshqet dhe topi bie dorën apo krahun e tij, por dora nuk është e zgjatur dhe prekja është e pavullnetshme, atëherë nuk kemi të bëjmë me 11metërsh”.
Për episodin në fjalë, reagoi dhe ish-arbitri i Luca Marelli, i cili bën moviolën e ndeshjes. Ai i cilëson të drejta vendimet e arbitrit, duke mos akorduar penallti, ndërsa sqaron me detaje se çfarë ndodhi me prekjen e topit nga mbrojtësi i Juventus.
“De Ligt ndërhyn në mënyrë të dhe e prek ashpër me dhembrën e tij të majtë, duke e devijuar topin në krahun e tij të majtë. Topi ndryshon drejtim dhe e bën kontaktin pasues krejtësisht të rastësishëm dhe për këtë arsye nuk mund të dënohet”, shkruan arbitri i njohur italian.