Endri Çekiçi gol nga 25 metra në Slloveni

AKTUALITET


Futbollisti i kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi realizoi golin e radhës në Slloveni me ekipin e Olimpija Ljubljana në kampionat. Sulmuesi u aktivizua titullar në takimin që skuadra e tij luajti në shtëpi dhe e fitoi 6-0 kundër Rudar. Çekiçi shënoi golin e gjashtë të sfidës në minutën e 89-të nga një goditje dënimi.

Nga rreth 25 metër distancë nga porta, sulmuesi shqiptar ekzekutoi në mënyrë përfekte me të djathtë një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë. Me tre pikët e fituara të shtunën në mbrëmje, Ljubljana shkon në kuotën e 30 pikëve duke udhëhequr e vetme kampionatin në Slloveni.


Ndërkohë për endri Çekiçin ky ishte goli i pestë në kampionat për këtë sezon, duke u renditur afër golashënuesve më të mirë të kampionatit slloven deri më tani. Ky gol duket se do të jetë një arsye e fortë e trajnerit Edy Reja për të grumbulluar në kombëtare futbollistin pogradecar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, atë ndaj Andorrës dhe Francës.

Gol za Olimpijo 6:0

🔥GOOOL❗️ V 89. minuti še en gol. S prostega strela je za mojstrovino poskrbel Endri Čekiči. Olimpija zdaj vodi s 6:0. Prva liga Telekom Slovenije #plts #OLIRUD

Gepostet von Sportal Goool am Samstag, 19. Oktober 2019



Skip to toolbar