Premtimet e Bashës për mjekët, Manastirliu: False apo mea culpa?

Më të fundit


“Premtim i zbrazët për të ardhur në pushtet përmes artit të gënjeshtrës, që pak kush e njeh si ai, apo mea culpa për trajtimin që qeveritë e njëpasnjëshme ku ai ka qenë pjesë e rëndësishme, u kanë bërë profesionistëve të shëndetit?” kështu e ka nisur reagimin e saj Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas deklaratave të Bashës për rroga të majme për mjekët dhe mafjen farmaceutike që është ngritur.

Manastirliu i cilësoi si premtime false me shpresën se mund t’u hedh hi punonjëse të shëndetësisë duke shpjeguar me shifra e detaje disa nga çështjet që Basha preku gjatë takimit me mjekët.


“Kur flet për barnat, e ka fjalën për 40 milionë USD borxhe vetëm në sektorin e Shëndetësisë, që u trashëguan nga qeveria e tij, ku edhe serumi e barnat bazë, rrallëkund gjendeshin në spitale? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për realitetin e sotëm, ku tashmë ne kemi plotësuar Listën esenciale të barnave në çdo spital, kemi rritur 30 milion USD buxhetin e barnave të rimbursueshme, i kemi dhënë një herë e përgjithmonë zgjidhje furnizimit me herceptinë, një bar të cilin sot e merr falas çdo grua, e cila vuan nga kanceri i gjirit.

Kur flet për oligarkët në sistemin farmaceutik, ka në mendje çmimet abuzive, të cilët nuk njohën një herë ulje në kohën e qeverisë ku shërbeu devotshmërisht edhe kryetari i PD, e kur barnat bliheshin më shtrenjtë se sa në vendet e origjinës? Se nuk ka si të jetë duke folur për çmimet e barnave sot, ulja me 30% e të cilave, u ka kursyer shqiptarëve mbi 70 milionë dollarë.” – shkruan ndër të tjera ministrja në reagimin e saj në Facebook.

Premtim i zbrazët apo mea culpa ishte ky i Kryetarit të PD për shëndetësinë?Premtim i zbrazët për të ardhur në pushtet…

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Vendredi 26 avril 2019



Skip to toolbar