Presidenca nuk ka pranuar konkluzionet e raportit të Komisionit të Venecias ku thuhet se Presidenti Meta ka kryer shkelje të Kushtetues me dekretin e anulimit të 30 qershorit. Me një reagim të shkurtër, Presidenca ka hedhur poshtë Venecian duke thënë se ka zero shkelje nga Presidenti Meta dhe është kapur me datën e raportit duke e cilësuar si “ngatërresë” nga nxitimi apo më datën 29 shtator 2019 do të vij një dokument tjetër.
“Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër? Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë: zero shkelje të kushtetutës!” shkruhet në reagimin e zëdhënësit të presidentit.
Ndërkohë që Komisioni i Venecias e shkruaji qartë e zeza mbi të bardhë se presidenti i tejkaloi kompetencat e tij dhe shkeli Kushtetutën me dekretin e anulimit të 30 qershorit, presidenca vijon të mbrojë qëndrimin e saj se “presidenti mbrojti kushtetutën dhe djegien e parlamentit.”
“E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun! Dëgjoni Bundestagun! Uluni urgjent dhe zgjidhni krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë.” shkruan Blushi
Çuditërisht vetë Meta, që ka komente dhe reagime për çdo gjë me statuse të shumta në Facebook, nga qetë dhe macet e deri tek sulmet e qeverisë apo ndërkombëtarëve, ka zgjedhur të hesht. Por ai duhet t’i përgjigjet një pyetje më të madhe që kanë lidhje edhe me deklaratat e tij të mëparshme, a do jap dorëheqjen ai?