Prezantimi madhështor i Kylian Mbappe te Real Madrid: Do të jap jetën për këtë klub

Më të fundit


Sulmuesi francez Kylian Mbappe nga sot është zyrtarisht një futbollist i Real Madrid.

Ai ka firmosur kontratën e re me “los blancos”, klub për të cilin do të luajë të paktën deri në vitin 2029.

Lojtari ka pozuar sot një foto bashkë me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez. Ai do të mbajë fanellën me nr.9

“Është e mrekullueshme të jesh këtu, kam fjetur për shumë netë duke menduar që të jem pjesë e Real Madridit. Jam një djalë shumë i lumtur sot, dëshiroj që të falenderoj presidentin Florentino Perez dhe të gjithë njerëzit që kanë punuar që unë të jem këtu, por fituam, tani unë jam këtu pjesë e këtij klubi. 

Shikoj familjen time që është e lumtur, mamanë time që po qan. Është një ditë e mrekullueshme për mua, që fëmijë kam pasur vetëm një ëndërr që të isha këtu, dhe i falenderoj tifozët që kanë ardhur të gjithë sot këtu. Tani kam një ëndërr tjetër që të jem në lartësinë e duhur të këtij klubi të madh, do të jap jetën për këtë klub dhe skuadër. 

Dua ti jap një mesazh fëmijëve që janë këtu, mund ti realizoni ccdo gjë me punë dhe duke ëndërruar. Jam shumë i emocionuar, por do të thotë shumë që jam këtu dhe lojtar i klubit më të madh në histori. Nuk po flas më shumë se ndryshe do të qaj. Hala Madrid!”, deklaroi Mbape.

Mbappe, 25 vjeç, u largua nga PSG si lojtar i lirë. Para firmës, lojtari kishte kryer edhe vizitat mjekësore dhe më pas u bë prezantimi i tij në stadium, ku kishte mijëra fansa për ta përshëndetur



Skip to toolbar