Princi Charles dhe Dukesha Camilla marrin dozën e parë të vaksinës anticovid

CORONAVIRUS



Princi Charles 72 vjeç dhe Dukesha e Cornwall 73 vjeç, Camilla kanë marrë vaksinat e tyre të para Covid-19 shkruan Bbc.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Clarence House. Nuk dihet ende se cilën prej vaksinave anti covid kanë marrë princi dhe dukesha.


Një muaj më parë edhe mbretëresha Elisabeth dhe Princ Philip u vaksinuan kundër covid-19.

Kujtojmëse mosha mbi 70 vjeç ka marrë prioritet në Mbretërinë e Bashkuar përsa i përket Covid-19. Kjo moshë konsiderohet delikate sepse 83% e njerëzve që kanë humbur jetën kanë qenë mbi moshën 70 vjeç.

Deri tani në Britaninë e Madhe të paktën 12.6 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine.