”Prishtina e Beogradi të mos rrisin tensionet”, Stoltenberg: Po e shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” në Kosovë

KOSOVA


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar se në Samitin e Madh të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare që mbahet të martën dhe të mërkurën, një nga cështjet kryesore të diskutimit do jetë situata e sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës, retorikë ndarëse e shkëputëse në Bosnjë Hercegovinë, dhe tentime malinje të ndërhyrjeve përfshirë ato nga Rusia” tha Stoltenberg në një konferencë për media nga Brukseli.


Ndërkohë, ai foli për një prani më madhore të NATO-s në Kosovë.

“Bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së (Josep Borrell) ne do të diskutojmë mënyrat që të rrisim stabilitetin në rajon. NATO-ja tashmë ka shtuar 1000 (njëmijë) trupa në Kosovë. Dhe ne jemi duke ekzaminuar një prani më të qëndrueshme në Kosovë”.
Ai i bëri thirrje Kosovës e Serbisë, që menjëherë t’i kthehen dialogut që udhëhiqet nga BE-ja.

“ Beogradi dhe Prishtina, duhet të riangazhohen  në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Stabilitetit varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë, në vend të konfliktit dhe kaosit”, tha Stoltenberg.




Skip to toolbar