‘Projektet e USAID, të drejtpërdrejta’/ Elezi: Fondet, të vështira për t’u abuzuar. Bllokimi është për një kohë të pjesshme

Më të fundit


Lajmi i ditës së sotme ishte padyshim mbyllja e USAID nga qeveria amerikane.

Ibsen Elezi, i ftuar në studion e ‘Real Story’ u shpreh se USAID ka pasur projekte të drejtpërdrejta dhe abuzimi ka qenë i vështirë me fondet e vendosura në dispozicion. Sipas tij, ky është një bllokim i pjesshëm dhe se është një premtim elektoral për amerikanët dhe taksat e tyre të kalojnë në filtër për të shmangur keqpëdorimet.

“Është i vetmi USAID që ka pasur një parim, fondet kanë qenë të vështira për t’u prekur. Aty ku ka pasur dorë, abuzimi ka qenë minimal dhe projektet kanë qenë gjithandej sidomos në arsim. Projektet kanë qenë të drejtpërdrejta dhe ka qenë e vështirë abuzimi.

USAID ka marrë pjesë në trajnimin e strukturave policore për një program që bën kontrollin doganor dhe ka qenë një projekt që ka trajnuar shumë. USAID ka qenë një natyrë me projekte të drejtpërdrejta. Gjysmë miliadri për një periudhë të madhe kohore. Po keqinterpretohet, është një bllokim për kohë të pjesshme, nuk është bllokim i plotë.

Kanë një premtim elektoral që është se asnjë cent i taksapaguesve amerikanë nuk do keqpërdoret. Në SHBA nuk ecën me parimin që premton dhe nuk i bën, atje duhet t’i realizosh sepse ecën në bazë të filtrave.”



Skip to toolbar