Opozita e bashkuar zhvilloi më 8 qershor protestën e saj të tetë kombëtare. Pjesëmarrja e protestuese në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duket në dy video të ndryshme të marra me dron, njëra nga PD dhe njëra është e pavarur.
Pjesëmarrja në miting, Sa veta ishin? Video e PD-së tregon që ishin shumë, por video tjetër tregon një pjesëmarrje më të ulet dhe boshllëqe në shesh.
Ndërkohë gazetarët në terren të Realstory.al thonë se pjesëmarrja ishte e njëjtë me atë të protestës së të dielës së shkuar me një vlerësim të përafërt: Nga 7 deri në 10 mijë vetë.