Protestat me molotov të Bashës, Meta i quan “miting”: Do digjnin Kuvendin

AKTUALITET


Në fjalën e mbajtur para deputetëve të Komisionit Hetimor, një ndër argumentet e përdorur nga Presidenti ka qenë se firmosja e dekretit për anulimin e zgjedhjeve është bërë për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit. Por ajo që ra në sy ishte përpjekja deri në fund e presidentit për të mbrojtur opozitën jashtëparlamentare. Të gjithë i kujtojmë se protestat e PD-LSI, ishin të dhunshme ku u përdorën masivisht shashkat e moltovët. Por presidenti zgjedh t’i cilësojë këto protesta, mitingje. Ai thotë se ka pasur informacione të klasifikuara që i kanë ardhur, si nga shërbimet e brendshme të informacionit ashtu edhe nga shërbimet ndërkombëtare se “persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingjet e opozitës për të djegur Kuvendin e Shqipërisë”.

Meta tha se është gati që këtë informacion të klasifikuar t’ia vërë në dispozicion kuvendit, pasi deputetët të pajisen me certifikatën e sigurisë.


“Presidenti i Republikës për shkak të detyrës së tij ka patur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore të sigurisë kombëtare për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në datën 7 shtator, një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin e tij për shfuqizimin e datës 30 qershor, ka marrë një informacion të klasifikuar. Ky informacion bënte të qartë se persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e opozitës, që të digjnin kuvendin e Shqipërisë. Kisha dhe informacione të tjera të brendshme dhe ndërkombëtare. Ndaj dhe presidenti u mundua të shmangte një ‘97 të re në Shqipëri. Një ngjarje që mund të prodhonte pasoja për shqiptarët dhe prishje të imazhit të vendit tonë”, tha Meta në Komision.

Por kujtojmë se para protestës së opozitës kishte reaguar ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer i cili kishte bërë apel që drejtuesit e protestës të merrnin masa dhe të mos lejonin akte dhune, pasi do të klasifikoheshin si organizata të dhunshme dhe se SHBA do të ndërpriste çdo marrëdhënie me ta. Të gjitha sinjalet nga opozita ishin se protesta e datës 8 qershor do të ishte paqësore, ndryshe nga protestat e kaluara. Por pikërisht në këtë moment, ndërhyn Meta i cili njofton anulimin e datës së zgjedhjeve duke dalë kundër rekomandimeve të BE-së dhe SHBA./Realstory.al




Skip to toolbar