Protestat, Rama: Ndryshuam qasjen, dikur mund të humbje dhe kokën

AKTUALITET


Kreyeministri Edi Rama deklaroi në “Real Story” se Qeveria ka ndryshuar qasjen ndaj protestës. Ai vlerësoi punën e Policisë së Shtetit, që sipas Ramës, ka qenë afirmim i jashtëzakonshëm, që ka mbajtur një qëndrim super profesional. Ai e komentoi aksionin opozitar në rënie, sa i përket pjesëmarrjes, por sipas tij, ka një shtim të njerëzve me premisa dhune të madhe.

Jam shumë krenar për faktin që ne kemi ndryshuar qasjen e Qeverisë ndaj protestës. Policia e Shtetit ka qenë një afirmim i jashtëzakonshëm në raport me këtë. Kemi pasur një qëndrim super profesional, dhe faktikisht bilancet janë skandaloze, me dhjetra policë që shkojnë në spital. Herën e fundit një nga punonjësit e policisë mund të kishte humbur syrin”.

“Unë kam dalë në protestë dhe ishte reale, mundësia që të humbisja dhe kokën. Për sa i përket do e marri sovrani do e bëjë sovrani, ata  kanë humbur llogjikën. Mos e urre kundërshtarin sepse humbet logjikën, ata e kanë humbur. Janë në një situatë dramatike. Djegia e mandateve ka qenë një gabim strategjik i jashtëzakonshëm”.

“Jemi në kushte marrëzie, unë jam i bindur që protesta vjen duke rënë. Vijnë njerëz me premisa dhune më të madhe. Trazirat janë në një perimetër një kilometër. Përveç imazheve skandaloze për Shqipërinë, nuk është kjo një protestë e telekomanduar nga një elitë politike e degraduar dhe e udhëhequr nga njerëz të verbër. Kjo po con në qorrsokaka PD”, ka thënë Rama.



Skip to toolbar