PS mbledh kryesinë, analizë për zgjedhjet. Asambleja Kombëtare, më 22 korrik

Më të fundit


PS i ka dhënë fund pushimeve njëjavore, ku kreu i saj Edi Rama, ka qëndruar i distancuar në deklaratat e tij për zhvillimet politike, duke shijuar pak ditë pushimi me familjen, ndërsa të hënën është rikthyer me një mbledhje të kryesisë së socialistëve.

Rreth orës 09:00, kryesia e PS është mbledhur për të diskutuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe t’i bëjë një analizë rezultati të marrë nga këto zgjedhje. Madje, gjatë gjithë javës deputetët socialistë kanë analizuar në degët e tyre situatën, gjetje të cilat pritet t’i diskutojnë në mbledhjen e së hënës.


Në mbledhjen e Kryesisë është caktuar edhe data e Asamblesë Kombëtare të PS, pikërisht më 22 korrik.

Kjo javë duket se ka qenë reflektim për kryeministrin për të analizuar qeverisjen qendrore dhe vendore, ndërsa realstory.al paralajmëroi se ky reflektim mund të sjellë ndryshime në qeveri, ashtu siç kryeministri ka vepruar edhe në zgjedhjet e kaluara, ku menjëherë pas pushimeve verore njofton për ndryshime në kabinetin e tij.

Ndryshimet në qeveri, mund të shërbejnë edhe si një argument për të afruar opozitën në dialog, e cila prej disa ditësh ka ndërmarrë aksion për të reformuar veten.




Skip to toolbar